Këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj është mjaft aktive sa i përket rrjeteve sociale, ku mban aktiv ndjekësit me fotografi e video nga jeta e saj e përditshme, teksa ditën e sotme ajo ka dhënë një lajm për çiftin Einxhel dhe Arbër Gumnishta apo siç njihet ndryshe si “DJ Dagz”.
Cifti i reality-show, “Big Brother Albania VIP”, Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishta kanë nisur pushimet e tyre larg trojeve shqiptare.
Por, ajo çfarë ka marr vëmendjen e ndjekësve është një postim i Beatrixës në rrjetin social “Twitter”, ku ka shkruar:
“He rrusha, DJ Dagz – Einxhel, si kaluat mbrëmë? BEBEEEE BEBEE BEBIBEBIBEBEEEEE UUU”, duke e shoqëruar me disa emoji të qeshurave.
Ajo ka përdorur vargje të këngës “Bebe” të këngëtares Era Istrefi, kështu duke ngritur dyshime se çifti tashmë do të bëhen prindër së shpejti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.