×
  • Show Time
  • Show Time

    Beatrix Ramosaj: Për një set fotografik jam paguar 5000 euro

    Reporteri
    04 Nëntor 2021 | 7:56

    Mbrëmjen e së mërkurës, banorët e Big Brother VIP kanë luajtur një lojë të quajtur “Loja e sinqeritetit”, e cila është mundësuar nga një prej sponzorëve të spektaklit.

    Personazhet VIP duhet t’i drejtonin njëri-tjetrit pyetje, përgjigjet e të cilave duhej të ishin të sinqerta.

    Dhe në bazë të kësaj perforomance të sinqeritetit që ata do tregojnë, publiku do të mund të votojë në rrjetet sociale për banorin që e kalon këtë sfidë sinqeriteti.

    Këngëtares Beatrix Ramosaj, i është bërë një pyetje shumë interesante nga një prej personazheve VIP që lidhej me profitet e saj në karrierë.

    Ajo është pyetur se cila është shuma më e madhe që ka fituar për ndonjë punë dhe duke qenë e shpejtë në përgjigje, Ramosaj tha: “Për një set fotografik jam paguar 5000 euro”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!