×
  • Show Time
  • Show Time

    Beatrix Ramosaj shfaqet me fustan nusërie

    Reporteri
    24 Qershor 2022 | 13:38

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, është mjaft aktive në rrjete sociale dhe shpërndan me ndjekësit imazhe e video të ndryshme.

    Ajo shpesh bën njoftime lidhur me projektet e reja muzikore, ndonëse këtë kohë ka qenë mjaft e angazhuar.

    E njëjta së fundmi ka befasuar fansat, teksa është shfaqur e veshur me një fustan të bardhë nusërie.

    E njëjta ka mahnitur me këtë dukje, meqenëse nuk e kemi parë të shfaqet asnjëherë e tillë.

    Kjo mbase ka të bëjë me një projekt të ri muzikor, të cilin besohet që do ta sjellë së shpejti.

    Megjithatë, krijuesja e hitit “Faj” nuk ka zbuluar më shumë se për çfarë saktësisht bëhet fjala.

    Ramosaj momentalisht është beqare që pas ndarjes nga aktori Donald Veshaj

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!