Beatrix Ramosaj vazhdon e komentohet në mediat rozë.
Ajo së fundi ka publikuar projektin e saj të fundit ku edhe ka pasur disa pika ku edhe e ka “thumbuar” Donaldin.
Edhe pas kësaj ajo nuk ka ndaluar “thumbat” e saj.
Këngëtarja ka publikuar një video në ‘Instastory’ ku ironizon kritikat duke shkelur telefonin me këmbë, si metaforë për të treguar se nuk i intereson se çfarë thonë.
Krah videos, ish banorja e “Big Brother VIP” ka shkruar: Nuk e di se kush ka nevojë ta dëgjojë këtë, por opinioni yt në fakt nuk është edhe aq i rëndësishëm.
“Kur e pate nuk dite se majte.”, këndon Trixa në një fragment në këngën e fundit “Vonë”.
“Jo nuk e gjej tek ti një ndjenjë, je fake.”, thotë ndër të tjera në këngën më të fundit.
Të shumta kanë qenë komentet për këngën e fundit të saj. Fansat kryesisht e kanë uruar për këngën e re, duke i bashkangjitur edhe urimet për ditëlindjen e saj, por ka pasur nga ata që edhe nuk e kanë kursyer në lidhje me Donaldin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.