×
  • Show Time
  • Show Time

    Beatrix Ramosaj vjen me deklaratën e fortë: Nuk e kam treguar anën time të historisë

    Reporteri
    15 Korrik 2022 | 15:51

    Që pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip”, Beatrix Ramosaj vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

    Edhe pse pas emisionit u bë e ditur se marrëdhënia mes saj dhe Donald Veshaj kishte mbaruar, dedikimet apo kunjat në rrjetet sociale nuk kanë munguar.

    Beatrix është gjithmonë aktive në rrjetet e saj sociale, por ky postim i fundit në InstaStory duket se është fiks për Donaldin.

    Në foto Trixa tregon se si e ka shpëtuar ‘reputacionin’ e të tjerëve duke e fshehur anën e saj të historisë me Donaldin.

    “Sa prej jush kanë shpëtuar reputacionin e të tjerëve duke mos treguar anën tuaj të historisë? Këtu jashtë duke shpëtuar jetë”, ka shkruar Beatrix.

    Mjaftoi vetëm ky koment i Trixës që fansat të aludojnë se ky shkrim ishte një kunjë e hapur ndaj Donaldit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!