×
  • Show Time
  • Show Time

    Bebe Rexha konfirmohet si ylli i radhës në “Sunny Hill Festival”

    Reporteri
    15 Korrik 2024 | 12:55

    Kur “Sunny Hill Festival” po numëron ditët së prapthi, tashmë është konfirmuar edhe ylli i radhës. Është Bebe Rexha.

    “Këngëtarja shqiptare me famë botërore vjen në Kosovë. Është në mesin e yjeve kryesore që do të performojnë në edicionin e sivjetmë të Sunny Hill Festival”, shkruhet në krye të komunikatës që kanë dërguar organizatorët të hënën. Ajo do të jetë artistja e radhës, performuese kryesore në këtë edicion të festivali më të madh të muzikës.

    “Jemi shumë të lumtur që këtë vit në mesin e shumë artistëve me nam kemi edhe këngëtaren Bebe Rexha. Talenti i saj i jashtëzakonshëm dhe energjia që Bebe Rexha sjellë në skenë, do e ngjallin edhe më shumë atmosferën e këtij edicionin”, shkruhet në komunikatën e lëshuar nga “Sunny Hill”.

    Paraqitja e Bebe Rexhës në festival, sipas komunikatës, është një moment specifik për skenën vendore muzikore pasi që thekson edhe një herë ngritjen e yjeve shqiptare në skenën globale të muzikës. Aty jepet edhe biografia e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!