A thua se mbërriti apokalipsi, prej panikut, të gjithë iu drejtuan supermarketeve dhe zbrasën raftet.Produktet më të kërkuar ishin uji, xheli antibakterial dhe letra higjenike (por jo sapuni).
Natyrisht, në internet u publikuan disa konflikte të nxehura mes blerësish që në qendër kishin pikërisht këtë thesar.
Bebe Rexha ama, dhe gjithë shqiptarët me dy fije mend, s’e kuptojnë pse bëhet gjithë kjo luftë për letër higjenike. Po ta keni vënë re, paniku nuk na ka shastisur totalisht. Asnjë raft marketi nuk është bosh dhe për fat, letra higjenike nuk ka mungesa në treg. Asnjë mama nuk është kthyer në shtëpi e revoltuar prej sherrit me një zuskë që donte të merrte pakon e fundit.
Në një Instagram Live, Bebe pyeti me të drejtë: “Nuk laheni dot me ujë? Seriozisht?”
Më pas, ajo shpjegon se në Shqipëri përdorin sapllake ose ujitëse lulesh
https://www.instagram.com/p/B9zluY8nAcK/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.