Ylli ndërkombëtar Bebe Rexha ka njoftuar se halla e saj ka vdekur.
Lajmi i hidhur u bë i ditur përmes një postimi të ndjerë nga vetë Bebe në rrjetet sociale, ku ajo shpreh dhimbjen e saj për humbjen e madhe.
Bebe Rexha, e njohur për lidhjen e ngushtë dhe të veçantë që ka pasur me anëtarët e familjes së saj, ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh prekës për të ndjerën.
Ajo thekson rolin e rëndësishëm që halla ka luajtur në jetën e saj.
“Fjalët nuk mund të përshkruajnë sa e dashur dhe e edukuar ishe ti. Faleminderit për çdo moment që e ndam bashkë. Faleminderit që më tregove mua se si është të ndihesh e dashur. Të dua shumë. Pusho në paqe.”, ka shkruar këngëtarja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.