Ish-konkurrenti i Përputhen Loco ka zbuluar detaje nga marrëdhënia që ka me Tean, pasi kjo e fundit u nda nga Bearti.
“E dija në fillim që shkruheshin me Beartin por nuk e dija që këta dy takoheshin! Nëse do ta dija, do ta tregoja dhe do e lëja këtë punë”, ka thënë fillimisht Loco.
Duke folur për takimet që ka pasur me Tean, Loco ka thënë që “lëndimin e ka pasur prej momentit që Tea u deklarua për Andin”.
I pyetur për ndonjë mundësi që ata tani të lidhen pasi që Bearti është ndarë nga Tea, Loco ka thënë se “ruan komunikimin me Tean”.
“Nuk mendoj që do të vazhdojë diçka jashtë për një gjë që ka nisur aty brenda dhe përfundon aty brenda. Me Tean e kam mbyll aty, dmth ka nisur është mbyll sepse e ka vënë dikë tjetër para meje, rasti konkret ishte Andi dhe unë tani nuk kam, si me thënë, shyqyr mu hap rruga tash mua, i treti unë…”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.