×
  • Show Time
  • Show Time

    Befason Robert Berisha: I kam dhënë shumë dashuri, jam harxhu

    Reporteri
    29 Mars 2021 | 9:46

    Robert Berisha, ka folur për jetën e tij personale dhe profesionale.


    Këngëtari vazhdimisht është përfolur për romancë me modele dhe vajza të njohura të shoubizit. Por vetë ai, i pyetur në rubrikën “Nostalgji muzikore”, tha se nuk ka më dashuri për të tjerat.

    “Me u dashuru s’po di, në moshën time me u dashuru kur ke fëmijë. Për një kohë sa kam qenë i dashuruar, kam dhënë shumë dashni, jam harxhu. Por nuk lëndohem asnjëherë”, thotë këngëtari.

    Pas kësaj përgjigje, Ervin Kurti e pyet se për kë e bën palestrën, meqë nuk ka kohë për dashuri. “Për qejfin e shpirtit tim, të shoh muskujt kur bëjnë dush”, përgjigjet Roberti.

    I pyetur për marrëdhënien që ka me vajzën dhe si e kalon kohën me të, këngëtari përgjigjet, “Në kohën e lirë ka qejf të bëjë xhiro me mua dhe thotë babi dua të bëj DJ”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!