×
  • Show Time
  • Show Time

    Behgjet Pacolli e pranon se ka qarë me filmin që i bëri me lot të gjithë kosovarët

    Reporteri
    01 Prill 2020 | 22:23

    Filmi turk “7 Kogustaki Mucize” që në shqip i bie “Mrekullia në qelinë numër 7”, po pëlqehet shumë nga audienca në Kosovë, ngase nuk janë të paktë ata që po i ndajnë përshtypjet e tyre lidhur me këtë film.


    Filmi i cili flet për një histori dashurie midis një babai të sëmurë mendor, Memo dhe vajzës së tij Ova, ka prekur edhe kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ka ndarë përshtypjet e tij për këtë film në rrjetet sociale.

    Pacolli në këto ditë izolimi ua ka rekomanduar të gjithëve ta shikojnë këtë film, gjersa nuk e ka mohuar se është përlotur gjatë shikimit të tij, shkruan Reporteri.net.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!