×
  • Show Time
  • Show Time

    Bënë sikur u ndanë, Andi dhe Jasmina kapen mat jashtë “Përputhen”

    Reporteri
    25 Prill 2021 | 11:13

    Pak ditë më parë Andi i dha fund njohjes me Jasminën. Ai tërhoqi deklaratën që kishte bërë për të, duke u shprehur se nuk sheh përputhje mes tyre.

    “Kam arritur në përfundimin se unë dua ta tërheq deklaratën, dua të tërhiqem komplet. Nuk dua. Kam duruar boll, e di dhe vetë shumë mirë. A të kam thënë shumë herë që më intereson, që të kam shumë përzemër edhe prapë të respektoj, të admiroj, por siç e thashë më herët nuk shoh përputhje duke ndodhur mes nesh”, tha konkurrenti.

    Mirëpo, faqja “Shpërputhu” në Instagram ka publikuar një foto ky dyshja shihen duke ngrënë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

    Kjo ka bërë që të lindin dyshimet nëse deklarata e Andit ka qenë e vërtetë apo jo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!