Spektakli i kësaj të premte i Big Brother VIP ka nisur maratonën e tij.
Një nga ngjarjet që u komentua mbrëmjen e sotme ka qenë edhe përplasja mes Monikës dhe Beniadës.
Beniada e ka akuzuar aktoren për ironizimet pasi publiku e shpëtoi atë nga nominimi.
“Të pash çfarë mimike bërë kur publiku më shpëtoi, unë të flas dhe ti kthen kurrizin. Je grua e ligë”-ka thënë Beniada.
Gjatë spektaklit Monika theksoi se shkeljen e etikës në komunikim nuk do ta tolerojë në asnjë moment të kësaj eksperience.
“Të më thuash mua grua e ligë është shumë e rëndë. Unë etikën e kam shumë të rëndësishme dhe shkeljen e saj nuk do ta lejoj në asnjë moment. Do të dëshiroja që mes banorëve të kemi pak kujdes. Unë e di se Beniada është rritur jashtë shtetit dhe shumë fjalë nuk i kupton’’,- tha Monika.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.