×
  • Show Time
  • Show Time

    Beniada e Big Brother VIP shkon në studion e emisionit sportiv, merr ftesë të bëhet moderatore

    Reporteri
    09 Nëntor 2021 | 22:43

    Beniada ka qenë banorja e cila sonte ka pranuar një surprizë të mundësuar nga produksioni.

    Modelja shqiptare e cila ka vite që jeton në Itali është dashur të largohet nga shtëpia më e famshme e momentit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    E pritur nga një person i stafit, Beniadës i janë mbyllur sytë me një shami të kuqe, në mënyrë që mos të shihte asgjë.

    Modelja shqiptare është dërguar në ambientet e emisionit Procesi Sportiv, drejtuar nga Ed Manushi dhe Alesia Bami.

    Manushi është shprehur se kur të dalë Beniada nga Big Brother VIP, i ka dyert e hapura në emisionin Procesi Sportiv./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!