×
  • Show Time
  • Show Time

    Beniada prek të gjithë me rrëfimin: Kam ngelur disa ditë pa ngrënë, doja të kurseja

    Reporteri
    03 Prill 2022 | 21:36

    Beniada Nishani është bërë pjesë e një rubrikë të re në emisionin “E diell” së bashku me moderatoren Argjira Spanca.

    Mes të tjerash ato janë bërë pjesë e një loje ku duhet tu përgjigjeshin pyetjeve rreth njëra-tjetrës, ku është pyetur nëse ka ngelur ndonjëherë pa ngrënë.

    Ish banorja e Big Brother Vip tha se i është dashur të ngelë disa herë pa ngrënë, jo vetëm që të ishte më e dobët, por edhe të kursente.

    “Kam ngelur disa ditë pa ngrënë. Ishte periudhë e vështirë, nuk kapja shumë punë si modele se nuk isha e dobët dhe agjensitë kërkonin vajza të vogla”.

    “Shkaku ishte se nuk punoja dhe nuk doja shumë harxhime dhe kurseja, nuk harxhoja në restorante. Por këto momente i kalojnë të gjithë”, ka deklaruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!