Njëra nga banorët me të këndshme të Big Brother VIP është padyshim Beniada.
Ajo karakterizohet me të folurën e saj të veçantë në shqip pasi ka jetuar në Itali për një kohë të gjatë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në një diskutim me Meridianin, Beniada ka zbuluar se ka punuar në një diskotekë në Itali për të siguruar shkollimin e saj.
“Shkolla ime ishte shumë e shtrenjtë dhe kishte libra që unë nuk i blija dot. Vitin e parë ma paguan prindërit por të dytin vendosa që ta paguaja vetë. Kam punuar në një diskotekë si kasiere. Ishte shume e lodhshme dhe babi im e urrente atë gjë. Unë kthehesha në orar shumë të vonë dhe babit i dukej shumë e rrezikshme. Duhet të isha shumë e kujdesshme që të mos bëja asnjë gabim në llogari, sepse edhe sikur 10€ të dilnin me mangësi, përsëri do detyrohesha t’i lija nga rroga ime”- ka thënë Beniada gjatë bisedës me Meridianin./Gazeta Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.