Ka dy ditë që Fifi dhe Monika janë duke zbatuar planin e tyre, për të debatuar ashpër me njëra-tjetrën, duke i ngritur kështu një kurth banorëve tjerë.
Ani pse shpeshherë dyshja ashpërsonin tonet, e madje bënin sikur do kapeshin dhe me duar bashkë, ato sot gjatë ditës kanë mbledhur banorët dhe kanë treguar se asgjë skishte të vërtetë në këtë mes, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Monika mblodhi banorët në dhomën e ndejës, por që ata reaguan ashpër, pasi kjo shaka nuk iu pëlqeu.
Madje, Donaldi dhe Sabiani reaguan shumë keq, duke thënë se sjellja e Fifit nuk ishte e duhur, duke qenë se mbante gjithë kohës një shkop në duar.
Aktorja Monika Lubonja kur pa reagimin e të tjerëve, tha se nuk e ka problem nëse të martën, natën e spekaklit e nxjerrin nga shtëpia për këtë lojë që kishte bërë me Fifin.
Ndryshe, Fifi ka debatuar ashpër edhe me Semin, pasi këngëtarja nga Kosova gjithë kohës po mbante shkopin në dorë, e kjo gjë ka shqetësuar tej mase Semin./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.