×
  • Show Time
  • Show Time / Video

    Besa Kokëdhima do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2024

    Reporteri
    23 Dhjetor 2023 | 8:09

    Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2024.

    Me këngën “Zemrën n’dorë”, Besa ka marrë besimin e publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të Eurovision që do të mbahet në Malmo të Suedisë.

    Plot 22 finalistë u ngjitën në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve, për të interpretuar live këngët e tyre konkurruese, shoqëruar nga orkestra simfonike e RTSh-së.

    Fitues i këtij edicioni i shpall këngëtari i ri, Mal Retkoceri me këngën “Çmendur”.

    Ndërsa, më e votuara nga publiku e cila rezultoi edhe me biletën e përfaqësimit në Eurovision 2024, u shpall këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën “Zemrën n’dorë”.

    “Zemrën n’dorë” është një kompozim i vetë Besa Kokëdhimës me producentin Kledi Bahiti, gjersa vet ajo ka shkruar edhe vargjet e tekstit.

    Këngëtarja me origjinë nga Qeparoi do të përfaqësojë shtetin shqiptar në ‘Eurovision 2024’ gjatë muajit maj, në Malmo të Suedisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!