×
  • Show Time
  • Show Time

    Beyonce me fjalë të mëdha për Meghan Markle: Faleminderit për guximin, ne të gjithë po frymëzohemi nga ti

    Reporteri
    10 Mars 2021 | 11:41

    Beyonce ka publikuar një mesazh publik duke mbështetur Meghan Markle – dy ditë pas intervistës bombastike të dukeshës me Oprah Winfrey.


    Fituesja e Çmimeve ‘Grammy’ – e cila besohet të ketë takuar Meghanin vetëm në një rast – ndau mesazhin fuqizues me fansat në uebfaqen e saj personale të martën, shkruan DailyMail.

    “Faleminderit Meghan për guximin dhe udhëheqjen tënde. Ne të gjithë jemi forcuar dhe frymëzuar nga ti”, shkroi Beyonce përbri një imazhi që tregonte takimin e saj me mbretërorët në premierën në Londër të “Lion King” në korrik të vitit 2019.

    Të hënën, Beyonce gjithashtu publikoi një postim të veçantë në faqen e saj të internetit duke lavdëruar 12 gra që ajo i konsideroi si ‘shkelëse të rregullave’.

    Meghan ishte një nga dhjetëra gratë që morën pjesë në këtë postim, së bashku me Jane Fonda dhe politikanet demokrate: Stacey Abrams, Maxine Waters dhe Alexandria Ocasio-Cortez.

    Këngëtarja shkroi: “Për ato që krijuan mënyrën e tyre për të treguar historitë e tyre, gjetën rrugë të tjera për të arritur në destinacione dhe thyen çdo rregull gjatë procesit, Ne ju shohim! Ne e përshëndesim secilin prej jush në këtë Ditë Ndërkombëtare të Gruas”.

    Premiera e filmit “Lion King” shënoi herën e parë që Meghan dhe Beyonce u takuan.

    Princi Harry, Jay-Z dhe shefi i Disney, Bob Iger ishin gjithashtu të pranishëm gjatë takimit në tapetin e kuq të premierës së filmit.

    Ndërsa Meghan dhe Beyonce po takoheshin, Harry u kap nga kamerat duke i thënë Igerit se Meghan ishte ‘e interesuar’ për të çuar përpara karrierën e saj si aktore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!