×
  • Show Time
  • Show Time

    “Beyonce shqiptare”- Publikohet videoja e provave të Anxhela Peristerit për në “Eurovision”, fansat e krahasojnë me artisten me famë botërore

    Reporteri
    12 Maj 2021 | 12:54

    Edhe pak ditë kanë mbetur që Anxhela Peristeri të ngjitet në skenën e madhe të “Eurovision-it”, ku do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Karma”.


    Këngëtarja ka udhëtuar drejt Roterdamit për të bërë provat e para.

    Kanali zyrtar i “Eurovizion” në YouTube ka publikuar një pjesë të performancës së Anxhelës gjatë provave, që i ka mahnitur të gjithë.


    Përveç talentit në të kënduar, artistja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve edhe me look-un që ka zgjedhur.

    Ajo shihet e veshur me një body me gurë dhe duket në super formë fizike.

    Shumë fansa e kanë krahasuar Peristerin me këngëtaren me famë botërore, Beyonce-n.

    Anxhela do të ngjitet në skenën e “Eurovision-it” në natën e dytë, më 20 maj dhe do të jetë e 11-ta në radhë që do të performojë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!