×
  • Show Time
  • Show Time

    Bie shikueshmëria televizive e ceremonisë Oscar

    Reporteri
    11 Shkurt 2020 | 12:05

    Shikueshmëria televizive e ndarjes së çmimeve Oscar këtë vit ra në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave.

    Rreth 23.6 milionë njerëz e shikua


    n ceremoninë të dielën, krahasuar me 29.5 milionë, vitin e kaluar.

    Shifra u bë publike nga transmetuesi amerikan ABC, i cili citoi Shërbimin e Vlerësimeve, Nielsen.

    Në vitin 2019, ceremonia arriti të ndërpriste trendin katërvjeçar të rënies së shikueshmërisë, duke e rritur audiencën për 11 për qind.

    Por, rekordi i ri i ulët tregon se Oscar nuk ishte në gjendje ta përsëriste suksesin e tillë në vitin 2020.

    Këtë vit, filmi Parasite i Koresë së Jugut bëri histori, duke u bërë filmi i parë në një gjuhë joangleze që merr çmimin kryesor, prejse ka nisur ndarja e Oscarit, 92 vjet më parë.

    Me gjithë rënien e vlerësimeve, ceremonia Oscar mbetet ngjarja më e shikuar e këtij lloji.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!