Arbana Osmani ua ka komunikuar një njoftim mjaft të rëndësishëm dy banorëve të rinj, Antonelës dhe Meridianit.
Dyshja gjatë këtyre ditëve, banorëve të caktuar i kanë dhënë informacione nga jashtë, gjë kjo në kundërshtim me rregullat e Big Brother, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Një zarf i zi i ndodhur në dhomën e rrëfimit i ka takuar pikërisht kësaj dyshe.
Arbana u komunikoi atyre se përshkak të thyerjes së këtij rregulli kryesor, Antonela dhe Meridiani janë një hap para përjashtimit nga shtëpia e BB, dhe po vazhduan ta bëjnë këtë gjë nuk do të jenë më pjes♪7 e lojës.
Dënimi që ata kanë marrë kësaj radhe, ka qenë penalizimi duke mos pasur buxhet të javës, por që nuk duhet t’ia thonë banorëve./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.