Në fillim Xhonatan Islami, tani Bledi Mane. Duket se banorët e rinj që i bashkohen shtëpisë së “Big Brother Vip” kanë tendencën të ndajnë informacione nga jashtë me Olta Gixharin.
Së fundmi, Bledi i cili u bë pjesë e shtëpisë mbrëmjen e djeshme, i ka thënë Oltës në një bisedë se ajo është luaneshë jashtë dhe luani është Luizi.
“Nuk është Kiara luaneshë në këtë shtëpi. Je ti dhe luani është ai. Ndërkohë që unë jam tigri që po rritem,”-u shpreh Mane.
Sikur të mos mjaftonte kjo ai e ka përshkruar si e ka parë Oltën nga jashtë.
“Ti je shumë dimensionale. Ti të hënën dukesh budallaqe, të martën mafioze, të mërkurën një femër e poshtër, e ndyrë. Dy ditë i acaron njerëzit”, vazhdoi Bledi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.