×
  • Show Time
  • Show Time

    Bleona Qerreti: Media në Shqipëri më shkatërroi martesën e parë

    Reporteri
    10 Nëntor 2020 | 19:47

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ka treguar se e ka vuajtur për një kohë të gjatë ndërhyrjen e medies në jetën private e cila sipas saj i ka shkatërruar martesën e parë.


    Në një intervistë për PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, këngëtarja Bleona Qereti shprehet se për të tashmë jeta private është e shenjtë dhe se mediat kanë për detyrë të verifikojnë lajmet që marrin.

    “Unë jam rritur në media dhe jam rritur përpara kamerës. Ndihem sikur gjithë jetën time kam jetuar në një shtëpi xhami dhe punët e mia janë ditur publikisht nga të gjithë njerëzit. Sigurisht unë jam djegur dhe jeta ime private ka vuajtur pikërisht nga media në Shqipëri. E dini të gjithë për kë e kam fjalën, për martesën time të mëparshme kështu që tani jeta ime private është e shenjtë, nuk ka arsye absolutisht të përmendet nëpër media dhe dua të vazhdoj ta mbaj sa më private të jetë e mundur aq më mirë është për mua.

    Këngëtarja e konsideron të tmerrshëm faktin që emri i saj të kategorizohet në atë që ajo e cilëson si prototipi i modeleve të instagramit

    “Është e tmerrshme që emri im bëhet prototip i kategorisë së gabuar kur në Shqipëri ke të gjitha modelet e instagramit, artistet me famë botërore të instagramit me like dhe followersa fallco që financohen nga lekët e drogës. Ke shumë emra të tjerë që mund të përmendësh si prototip në atë lloj kategorie, por mos përmend emrin tim sepse unë nuk kam qenë asnjëherë pjesë e këtyre gjërave.”

    Tani ajo rrëfen se bën një jetë shumë të shëndetshme private dhe se ndihet e plotësuar.

    “Ju si medie keni për detyrë të verifikoni lajmet e tipit të jetës që bëj unë në Amerikë që siç dihet nga miqtë e mi të ngushtë dhe gazetarët, bëj një jetë shumë të shëndetshme private dhe jam shumë e lumtur për këtë. Kam bërë shumë punë me veten për të qenë e mbushur brenda vetes sime. Kur çohem në mëngjes dhe shoh veten në pasqyrë jam shumë krenare për çdo gjë që kam bërë në jetën time.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!