Sukseset ndërkombëtare për Blerim Destanin po shtohen çdo ditë e më shumë.
Ai pak kohë më parë luajti në filmin ‘The Poison Rose’ përkrah emrave të njohur të kinematografisë botërore, Morgan Freeman dhe John Travolta, shkruan Indeksonline.
Ndërsa, tani Destanin do ta shohim në një film të ri, bëhet fjalë për ‘The ComebackTrail’ në të cilin aktori shqiptar do të luaj së bashku me legjendën e filmit, Robert De Niro.
Këtë e ka bërë të ditur vet Blerimi në një postimi në ‘Instagram’: “Duke punuar me legjendën e gjallë Robert De Niro”, ka shkruar aktori derisa shihet gjatë xhirimeve përkrahë De Niros.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.