Blerim Destani është ndër personat më të afërt të Noizy-t. Në një intervistë për “Abc e pasdites” ai tregoi se ndonëse mes shumë punësh, komunikimet me Noizyn janë të vazhdueshme.
“Unë e pyes atë, jo ai. E kam thirrur, më thotë prit 5 minuta ta mendoj dhe të thërras përsëri. Në fakt jam unë që e pyes për diçka, jo ai.”, tha aktori.
Teksa i drejtonte një mesazh mikut të tij, Blerim Destani zbuloi ndoshta dhe një detaj ende të paditur nga publiku. A mund të jetë ky koncerti i lamtumirës nga Noizy?
“Ai tenton apo mendon së shpejti ta mbaroj karrierën dhe do doja që mos të ndodhte kjo. Është një njeri shumë i lartë. Shqipëria më 2 milion banorë, të jesh aq i suksesshëm sikur është Noizy meriton një mburrje për të gjithë ne dhe shpresojmë mos të ndalojë kurrë”, tha Blerim Destani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.