×
  • Show Time
  • Show Time

    Blerina Kllokoqi flet për deklaratën që Princ Lekës i ishte propozuar të martohej me vajzën e Ibrahim Rugovës, Teutën

    Reporteri
    14 Mars 2024 | 13:50

    Blerina Kllokoqi-Rugova, nusja e familjes së presidentit historik Ibrahim Rugova e ka komentuar deklaratën e ish-këshilltari i Oborrit Mbretëror, Murat Basha, i cili zbuloi se gjatë kohës që Mbreti Zog Leka I ishte gjallë, planifikuan të gjenin një partnere për Princin.

    Ai tha se e panë të arsyeshme, në bazë të rregullores së Mbretërisë Shqiptare, Princ Leka të njihej e më pas të martohej me vajzën e Ibrahim Rugovës, Teutën.

    Nga njerëzit e ngushtë të Mbretit Leka menduam që t’i krijonim Princit projektin për një të ardhme, me një vajzë me origjinë shqiptare, por që nuk jetonte këtu. Bëhej fjalë për vajzën e Ibrahim Rugovës. Kjo do të bënte një gjë shumë të bukur. E kanë menduar edhe të tjerët, ishim dakord një pjesë, por ne nuk ishim në dijeni që Princ Leka ishte në një marrëdhënie. Atë kohë çdo gjë u prish dhe unë e kam përgëzuar Princin Leka se ndoqi zemrën e tij”, tha Murat Basha në “Top Story” .

    Blerina thotë se kjo është hera e parë që po e dëgjon këtë deklaratë dhe ide.

    Sipas saj, Teuta për kohën që flitet se është bërë ky propozim, ka qenë shumë e re.

    “Nuk kam dëgjua kurrë për këtë lajm. Teuta ka qenë shumë e re atëherë, por Teutën të gjithë e duan”, ka thënë Blerina në Gjesi në T7.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!