Këngëtari Blerim Muharremi – Blero mbrëmë ka thyer Ligjin për kontrollin e duhanit, i cili ndalon pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura.
Ai mbrëmë u shfaq duke konsumuar cigare në ambient të mbyllur, në ceremoninë e dasmës së këngëtarëve Adri dhe Ilirjana, shkruan Reporteri.net.
Siç mund të shihet në fotot më poshtë, Blero u shfaq duke pirë cigare në disa nga pamjet e mbrëmjes, përkunder se veprimi tij është thyerje e ligjit.
Pirja e duhanit tashmë ndalohet pothuajse në të gjitha ambientet e brendshme publike dhe vendet e punës. Po ashtu, ligji ndalon rreptësishtë të gjitha format e reklamimit, promovimit dhe sponsorimit të duhanit.
Me ligjin e ri për duhanin që pritet të hyjë në fuqi në Kosovë, gjobat për persona fizik do të jenë deri në 200 euro kurse për bizneset ku konsumohet duhan në ambient të mbyllur gjobat deri në 20 mijë euro. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.