Bukuroshja nga Kosova, Blerta Veseli, po vazhdon ta shijojë jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është zhvendosur tash e disa vite.
Krahas karrierës dhe angazhimeve profesionale, ish-Miss Universe Kosova 2020, kohë pas kohës po gjen kohë edhe për vetën e saj dhe për pushime.
Kur jemi te pushimet, ajo ato nuk i ka dosido, por nga çfarë shohim në rrjetet sociale, çdo herë i ka plotë lluks dhe në vende ekskluzive.
Blerta Veseli në ditë e fundit është paraqitur në Bjeshket e Aspenit, në një nga pistat më të njohura të skijmit në Malet Rocky të Colorados në SHBA.
Në Instagram, bukuroshja kosovare ka treguar se përveç se ka shijuar natyrën përrallore të këtyre bjeshkëve, gjithashtu edhe ka provuar skijimin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.