Linda Dido, blogerja e modës, ndau sot me ndjekësit e saj, ndryshe nga ditët e tjera, një postim të ndjerë për të ëmën, e cila është ndarë nga jeta. Me një dedikim të trishtë, ajo tregon se nëna e saj humbi jetën pas një riinfektimi nga Covid, ndërsa bashkë me largimin e saj, i iku edhe forca.
Me një foto ku shfaqet e qeshur krah saj, ajo shkruan: “Linda jote nuk do qesh dot më kurrë si në këtë foto pranë teje”.
Postimi i plotë:
Ti luftove fort e embla ime per te mos u larguar nga kjo jete ,,ne luftuam bashke dhe une te premtova qe do ishim bashke deri ne fund.
Me fal o ma qe nuk e mbajta fjalen por te lutem nese je duke me pare me jep bekimin tend dhe pak nga forca jote.
Une kam pas frike nga vdekja por tani qe ti nuk je me asgje nuk me tremb sepse e di qe ti do me presesh me krahe hapur siç beje gjithmonë.
Te gjithe me thone behu e forte por une forcen time e futa ne dhe sot, ti ishte forca ime, mbeshtetja ime me e madhe.
Qofte mallkuar ky virus qe t’u rikthye dhe te largoi prej meje pergjithmone.
Pusho ne paqe se luftove mjaftueshem.
Linda jote nuk do qesh dot me kurre si kete foto prane teje.
View this post on Instagram