×
  • Show Time
  • Show Time

    “Bonu çikë e shpijës tash”, nëna e Rita Orës e kritikon pasi publikoi foto provokuese në bikini

    Reporteri
    02 Mars 2020 | 15:10

    Rita Ora është një nga këngëtaret më të ndjekura në rrjetet sociale.


    Në profilin e saj në “Instagram” ajo numëron 16 milionë ndjekës dhe ky numër rritet çdo ditë e më shumë.

    29-vjeçarja ndan me fansat momente të ndryshme nga përditshmëria e saj, duke mos kursyer asnjë foto apo video që realizon.

    Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare ka publikuar së fundmi disa poza ku shfaqet me një veshje paksa ekstravagante. Ajo mban veshur një bluzë që i nxjerr jashtë gjithë shpinën dhe nuk mban reçipeta.

    Pozat e saj janë pëlqyer dhe komentuar me mijëra herë, e në sy bie edhe komenti i mamasë, Verës. Kjo e fundit herë pas here komenton në foton e Ritës e madje në gjuhën shqipe.

    https://www.instagram.com/p/B9FLgv6Ftb8/?utm_source=ig_embed

    “Yeyyy Rit Hajde mu bo qike e shpise tash ?”, shkruan Vera, të cilës e bija nuk i është përgjigjur, por fansat e saj e kanë komplimentuar atë për faktin që i shkruan në gjuhën më të bukur, shqip.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!