×
  • Show Time
  • Show Time

    Bora e Donaldi do të bëjnë serial për historinë e tyre të dashurisë

    Reporteri
    12 Nëntor 2022 | 12:02

    Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë çifti më i përfolur i momentit. Ata janë gjithmonë në qendër të mediave rozë, pasi lidhja e tyre e dashurisë zgjon gjithmonë kuriozitet te publiku.

    Mirëpo, duket se çifti nuk është mjaftuar vetëm me ekranin e televizionit dhe kanë zgjedhur që të përfshihen edhe në kinema.

    Thuhet se ata po përgatisin një serial komedi, i cili do të ketë disa seri dhe në fokus do të jetë e gjithë historia e tyre.

    Projekti pritet të mbyllet në fund të vitit të ri dhe transmetimi do të nisë sezonin e ardhshëm televiziv. Të gjithë mezi po e presin, pasi aktor do të jetë edhe Donaldi, i cili me sensin e tij të humorit do të dhurojë pafund të qeshura./abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!