×
  • Show Time
  • -->
    Show Time

    Bora Zemani befason me veprimin e fundit ndaj nënës së Donaldit

    Reporteri
    20 Prill 2022 | 18:08

    Pak ditë më parë moderatorja Bora Zemani doli me një reagim të revoltuar për të gjitha lajmet që qarkullojnë në media rozë në lidhje me marrëdhënien e saj me aktorin Donald Veshaj.

    “Nuk kam bërë asnjë veprim për vëmendje!”- kështu shprehej Bora.

    Mirëpo pas këtij reagimi, Bora ka bërë një veprim tjetër që konfirmon në këtë mënyrë se marrëdhënia e saj me Donaldin është një kapitull i mbyllur.

    Kështu së fundmi ajo ka hequr nga Instagrami nënën e Donaldit. Bëri xhiron e mediave sociale lajmi se ajo ka filluar të ndjekë në këtë rrjet social të ëmën e aktorit e cila sapo i ishte bashkuar Instagramit. Dhe krah Romeos, Donaldit dhe vëllait të tyre, Mario, ajo ndiqej edhe nga Bora.

    Por duket se kjo e fundit është penduar dhe ia ka hequr asaj ‘follow’-n. Në listën e personave që Bora ndjek nuk është më nëna e ish-partnerit të saj. Në këtë veprim mund të ketë ndikuar fakti që u komentua shumë në rrjetet sociale dhe Bora ka dashur mos të krijojë aludime të kota./Insajderi

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!