×
  • Show Time
  • Show Time

    Bora Zemani dhe Jonida Maliqi dalin hapur me të dashurit binjakë, publikohen pamjet

    Reporteri
    28 Qershor 2019 | 14:10

    Jonida Maliqi dhe Bora Zemani nuk i tremben më paparacëve. Ato janë fotografuar së fundmi nga “Pamfleti” në një nga restorantet e kryeqytetit përkrah vëllezërve binjakë Veshaj.


    Katërshja simpatike është pikasur në publik fill pas pohimit të Jonida Maliqit për revista “Class”, se ndihej e lumtur momentalisht përkrah aktorit të humorit Romeo Veshaj. Ndërsa ky reagim nga ana e këngëtares erdhi pak ditë pasi qarkulloi në rrjet një video ku dyshja shihej duke shkëmbyer puthje dhe përqafime brenda në një pishine.

    Përsa i takon lidhjes së dashurisë të Bora Zemanit dhe Donaldo Veshajt, moderatorja e mohoi pak kohë më parë kategorikisht ekzistencën e saj. “Nuk ka asgjë të re në jetën time. Kur të ketë diçka do e merrni vesh, por për momentin jam vetëm”-u shpreh Zemani për revista “Class”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!