×
  • Show Time
  • Show Time

    Bora Zemani tregon arsyen pse u operua

    Reporteri
    14 Dhjetor 2021 | 12:54

    Moderatorja shqiptare, Bora Zemani, vazhdon të jetë temë diskutimi në gjitha mediet rozë.

    Që kur ka nisur spektakli i Big Brother VIP, emri i Borës ka qenë më i lakuari ndër të gjithë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Së fundmi moderatorja ka pasur një problem shëndetësore dhe është operuar.

    Lajmin e ka bërë të ditur mikja e saj më e mirë, Semi Jaupaj, e cila kishte postuar një fotografi në Instagram.

    Prezantusja pas rikthimit në shoën ‘Përputhen’ ka treguar se ka pasur nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale dhe kjo e ka detyruar të shtihet në spital.

    “U desh të kaloja një ndërhyrje kirurgjikale, jemi prapë bashkë në “Përputhen” për të përjetuar emocione të bukura”- tha ajo.

    Pas rikthimit në ‘Përputhen’, Bora është surpizruar nga konkurrentët me një tortë me rastin e ditëlindjen së djalit të saj, Arborit./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!