Aktori super seksi dhe shumë i komentuar kohëve të fundit, Brad Pitt, thuhet se ka filluar romancën me të dashurën e re.
Revista e njohur “The Mirror ka shkruar se aktrori 58 vjeçar, ka filluar lidhjen me aktoren dhe këngëtare 21 vjet më të re, Andra Day dhe dyshja janë në lidhje që nga ceremonia e ndarjeve të çmimeve Oscar.
“Ata po flirtonin prapa skenave dhe besohet se kishin shkëmbyer numrat e kontaktit. Mund të jetë diçka profesionale, por disa nga miqtë e Brad thonë se ai dhe Andra do të ishin një çift i shkëlqyeshëm.”
Andra Day luajti në filmin “United States vs. Billie Holiday”, ku përformoi rolin e këngëtarës Billy Holiday. Ajo ishte nominuar për një çmim Oskar për aktoren më të mirë, por për fatin e keq kësaj here nuk e fitoi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.