×
  • Show Time
  • Show Time

    Braktiset premiera e filmit “Joker”

    Reporteri
    06 Tetor 2019 | 7:10

    Filmi kontrovers “Joker” ka shkaktuar shqetësime të mëtejshme, pasi fansat u turrën jashtë dyerve të kinemave gjatë premierës botërore këtë fundjavë.


    Të premten, fansat shkruan komente pa fund në Twitter rreth filmit, ku shohim në rolin e protagonistit, aktorin Joaquin Phoenix.

    Në këtë film, Phoenix portretizon Arthur Fleck-un, një kloun i çmendur, i cili do të shndërrohet më vonë në makthin e qytetit të Gotham, dhe natyrisht në një nga keqbërësit më famëkeq në universin e Batman.

    “Joker” është përballur me polemika të shumta për shkak të dhunës së tepërt dhe përdorimit të armëve, ndërsa të tjerë këmbëngulin se filmi i detyron shikuesit të simpatizojnë një antihero.

    Phoenix dhe regjisori Todd Phillips kanë dale në mbrojtje të filmit, me aktorin i cili beson se audienca është e aftë të bëjë dallimin midis te mirës dhe të keqes.

    Regjisori Phillips zbuloi së fundmi se kishte mbetur i befasuar nga kritikat e “Joker”, për shkak se ai kishte vendosur të përfshinte ‘problemet e botës reale’, si dhuna, që jo gjithnjë janë pjesë e filmave vizatimorë apo transmetimeve televizive.

    Filmi vijon të shfaqet në të gjitha kinematë e botës, ndërkohe që thashethemet e hershme lakojnë emrin e Phoenix si një nder pretendentët kryesorë për të rrëmbyer trofeun e “Aktorit më të mirë ” në ceremoninë e Oscar vitin e ardhshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!