×
  • Show Time
  • Show Time

    Brendan Fraser – ‘aktori më i mirë’ në “Oscars 2023”

    Reporteri
    13 Mars 2023 | 10:11

    Rikthimi i Brendan Fraser është vlerësuar pasi ylli i “The Whale” u shpall ‘aktori më i mirë’ në “Oscars 2023” të dielën.

    Fraser mbizotëroi ndaj kolegëve të nominuar si: Austin Butler (Elvis), Colin Farrell (The Banshees of Inisherin), Paul Mescal (Aftersun) and Bill Nighy (Living).

    Me regji të Darren Aronofsky, “The Whale” – që mori komente të shumta me publikimin e tij në shatorin e vitit të kaluar – e gjen Fraserin duke luajtur në rolin e një mësuesi të anglishtes.

    Në kast të tjerë përfshihen: Sadie Sink, Hong Chau, Ty Simpkins, Samantha Morton, Sathya Sridharan, Ryan Heinke etj.

    Ndërkohë, ‘aktorja më e mirë’ u shpall Michelle Yeoh, e cila u bë e para aziatike që shpërblehet me një çmim të tillë.

    Ceremonia edhe këtë vit u mbajt në Dolby Theatre në Los Angeles nën prezantimin e Jimmy Kimmel.

    Në edicionin e këtij viti po ashtu nuk munguan momentet gazmore, argëtuese e ato emocionale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!