×
  • Show Time
  • Show Time

    Britney Spears fajëson të ëmën: ‘Ti e di saktësisht se çfarë ke bërë’

    Reporteri
    03 Nëntor 2021 | 9:57

    Britney Spears pretendon se nëna e saj ishte ajo që i dha idenë të atit për çështjen e kujdestarisë, në një postim tashmë të fshirë në Instagram.

    Në mbishkrimin e një postimi ku lexohet, “Kafsha më e rrezikshme në botë është një grua e heshtur dhe e qeshur” Spears tha se “babai im [Jamie] mund të ketë filluar kujdestarinë 13 vjet më parë…por çfarë njerëzit nuk e dinë është se nëna ime është ajo që i dha idenë.”

    “Nuk do t’i kthej kurrë ato vite,” vazhdoi Britney. “Ajo më shkatërroi fshehurazi jetën…dhe po, unë do të flas për të dhe Lou Taylor [biznesmene amerikane që ka qenë zëdhenësja e familjes së Britney Spears]… kështu që merreni të gjithë qëndrimin tuaj ‘nuk e kam idenë se çfarë po ndodhte’ dhe pi*dhuni!!!”

    Duke iu drejtuar nënës së saj, Lynne Spears, ylli i popit përfundoi: “Ti e di saktësisht se çfarë ke bërë…babi nuk është aq i zgjuar sa të mendonte ndonjëherë për kujdestarinë.”

    Në të njëjtin postim, Britney shtoi se është e lumtur që ata janë larguar nga jeta e saj dhe më në fund mund të jetojë e lirë.

    Më 29 shtator, Jamie Spears u pezullua zyrtarisht nga kujdestaria e Britney-t pasi gjykata vendosi që marrëveshja e tyre ishte bërë një “mjedis toksik”.

    Lynne, e cila u nda nga Jamie në vitin 2002, ka qenë kohët e fundit një mbështetëse e luftës së Britney-n kundër marrëveshjes së rreptë ligjore, duke e quajtur dëshminë e saj historike në gjykatë në qershor “një shfaqje shumë të guximshme” dhe i kërkoi gjykatës që Britney të marrë avokatin e vet.

    Ylli i popit ka thënë se familja e saj e ka “lënduar aq shumë” sa askush nuk do ta dijë ndonjëherë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!