×
  • Show Time
  • Show Time

    Britney Spears humb gjyqin ndaj babait

    Reporteri
    11 Nëntor 2020 | 11:30

    Britney ka humbur gjyqin për largimin e kontrollit të babait mbi pasurinë e saj.


    Një gjykatë amerikane ka hedhur poshtë një përpjekje të Britney Spears, 38, vjeçe për të hequr babanë e saj si kujdestar i pasurisë së saj, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

    Jamie Spears ka qenë kujdestari ligjor i vajzës së tij për 12 vjet, për shkak të shqetësimeve në lidhje me shëndetin e saj mendor.

    Avokati i Spears tha se ylli i popit ishte “i frikësuar” prej tij dhe se ajo nuk do të performonte për aq kohë sa ai të qëndronte në rol.

    Avokati i babait të saj argumentoi se ai gjithmonë vepronte në interesin më të mirë të vajzës së tij.

    Një gjykatës tha se ajo do të merrte parasysh ankesat e ardhshme për shkarkimin ose largimin e tij të plotë.

    Në ndërkohë, me kërkesë të Spears, kompania financiare Bessemer Trust është emëruar si bashkë-konservator.

    Gjatë një seance të martën, avokati i Spears, Samuel Ingham, tha se ajo dhe babai i saj nuk kanë asnjë “marrëdhënie të qëndrueshme pune” dhe nuk kanë folur për një “kohë të gjatë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!