×
  • Show Time
  • Show Time

    “Burri i ëndrrave të mia”, Miriami i bën urimin më të ëmbël Albanit për ditëlindje

    Reporteri
    20 Prill 2022 | 16:19

    Ditën e sotme, këngëtari shumë i dashur nga publiku, Alban Skënderaj feston ditëlindje. Ai mbush 39 vite dhe nuk kishte se si të mungonte një urim publik nga gjysma e tij më e mirë, Miriam Cani.

    Kjo e fundit ka ndarë në Instagram një foto të Albanit dhe e ka konsideruar burrin e ëndrrave.

    “Gëzuar ditëlindjen burri i ëndrrave të mia dhe dashurisë së jetës sime. Ti je bota për mua”, ka shkruar Miriam Cani krahas fotos, ku urimet kanë qenë të shumta.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by MIRIAM CANI (@miriamcani)

    Çifti kanë së bashku më shumë se një dekad dhe janë prindër të dy fëmijëve, Amelisë dhe Duamit. Ata kanë edhe disa duete të realizuara me njëri-tjetrin, të cilat janë pritur shumë mirë nga fansat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!