×
  • Show Time
  • Show Time

    Capital T uron festën e Bajramit me një fotografi me Halil Kastratin

    Reporteri
    02 Maj 2022 | 10:31

    Myslimanë të shumtë nga anë e kënd bota kanë përmbyllur suksesshëm një muaj të agjërimit, të kurorëzuar në fund me festën e ëmbëlsisë.

    Urimet e shumta për këtë festë nuk po mungojnë as nga figura të rëndësishme të ekranit si dhe nga estrada.

    Rap-artisti i njohur i skenës, Capital T, vendosi që t’ua urojë të gjithë ndjekësve të tij Festën e Fitër Bajramit, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Facebook.

    Ai u shfaq në një imazh pranë humanistit të madh, hoxhë Halil Kastratit, duke shkruar në përshkrimin e saj: “Me fat Bajramin, lutje e agjërim të pranuar”.

    Miqësia e ngushtë përndryshe mes reperit Capital T dhe hoxhë Halil Kastratit daton prej vitesh, që kur reperi i shumë hiteve u bë pjesë e shumë prej nismave bamirëse të Kastratit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!