×
  • Show Time
  • Show Time

    “Çdo ditë të sjell lule” Dafina Zeqiri prezanton kunatin simpatik dhe kërkon publikisht nuse për të

    Reporteri
    09 Dhjetor 2023 | 10:41

    Dafina Zeqiri, prej disa kohësh tashmë, po shijon lidhjen e saj të dashurise me biznesmenin, Kreshnik Gjergji, ku dyshja shfaqet e pandarë nga njëri-tjetri.

    Ditën e sotme, këngëtarja e njohur ka vendosur që të gjejë edhe një partnere për kunatin e saj, vëllain e Kreshnikut, duke e reklamuar në mënyrën më të mirë të mundshme për të gjithë ndjekësit e saj në Instagram.

    Zeqiri ka treguar disa nga cilësitë e kunatit, emri i të cilit është Arian, duke e përshkruar si një djalë që të sjell çdo ditë lule, që të shoqëron për më shumë se 6 orë tek sallonet e bukurisë por ajo që ndjekëset e saj duhet të vlerësojnë, është fakti se partnerja e Arianit, do të jetë kunatë me Dafina Zeqirin.

    “Duke dashur të sistemojë Arian Gjergjin. 1. Rri me ty tek parukieri 6+ orë. 2. Çohet herët vet dhe të pyet a do të hash mëngjes. 3. Çdo ditë të sjell lule. 4. Të bie të bëhesh kunat me Dafina Zeqirin“, shkruan këngëtarja bashkangjitur postimit të saj, në të cilin shihet edhe Ariani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!