Në datën 21 shtator çifti i njohur i showbizit Blero Muharremi dhe Afrona Dika do t’i japin fund beqarisë në një ceremoni që do të zhvillohet në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.
Në dasmë do të ketë 600 të ftuar mes tyre personazhe të njohur VIP.
Çifti prej kohësh ka filluar me përgatitjet e dasmës dhe Afrona pak kohë më parë bëri edhe festën e beqarisë në Mikonos të Greqisë.
Ndërkohë, ‘Panorama Plus’ ka zbuluar së fundmi më shumë detaje për dasmën madhështore, por edhe për planet që çifti ka pas martesës.
Sipas tyre, në dasmën e Afronës dhe Bleros do të këndojnë tre nga këngëtarët më të njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, Ramadan Krasniqi dhe Shkëlzen Jetishi.
Ndërkohë që burime pranë çiftit kanë treguar gjithashtu se Blero ka planifikuar me Afronën sjelljen në jetë të një fëmije, si dhe një marrëdhënie pa shumë kontroll në çift, duke respektuar hapësirat e njëri tjetrit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.