Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka zgjedhur që sonte ta përcjell natën finale të Festivalit të 62-të të Këngës në Radio Televizionit Shqiptar (RTSH).
Kurti, i cili është bërë kryetari i parë i një partie politike që udhëhoqi një koalicion për të fituar 51 për qind të votës në zgjedhjet e fundit në Kosovë, ishte pyetur në një intervistë për atë se a e njihte njërin ndër fenomenet e vitit 2023, Luiz Ejlli.
“Për besë nuk e ndjek, ndoshta është keq se nëse ndiqet aq shumë duhet ta di edhe unë se çka po ndjek populli”, ishte përgjigjur Kurti në një nga televizionet e Kosovës.
Por, sonte ai e ka takuar më të dhe këngëtari Ejlli ka qenë ai që ka shpërndarë foton me kryeministrin Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.