Donaldi sonte ka marrë një surprizë gjigande nga prindërit e tij.
Ani pse fillimisht surpriza u nis nga një poezi e Romes, por që produksioni kishte zgjedhur që t’i sillte vetëm prindërit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Derisa takoi prindërit, këta të fundit i thanë se ndjehen krenar me të dhe me lojën që ai po bën.
Por, kur Arbana iu tha të përshëndetej, nëna Emanuela i afrohet sërish djalit të saj, Donaldit dhe i thotë diçka mjaft të fortë.
“Besoji vetëm zemrës tënde, askujt tjetër, besoji zemrës siç i ke besuar edhe jashtë”, ka qenë mesazhi që ajo i tha në vesh, derisa i pëshpëriti edhe gjëra të tjera por që nuk u dëgjuan.
Kujtojmë se ishin fjalët e Meridianit, ato që ndryshuan lojën e Donaldit, pasi i tha se njerëzit jashtë ( referuar Bora Zemanit) kanë vazhduar jetën e tyre, e jashtë njihesh si Donaldi i Bora Zemanit, dhe kjo bëri që banori i Big Brother VIP të ndryshonte rrënjësisht./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.