×
  • Show Time
  • Show Time

    Çfarë ndodhi mëngjesin e sotëm? Luizi shpërthen në lot brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania

    Reporteri
    11 Prill 2023 | 17:45

    Mëngjesin e sotëm Luiz Ejlli e ka nisur duke bërë një xhiro rreth pishinës. Gjatë kësaj kohe ai është përlotur dhe pranë tij nuk ishte asnjë nga banorët.

    Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që këngëtari përlotet teksa qëndron vetëm në mëngjes.

    I pyetur njëherë nga Arbana Osmani se pse përlotet në mëngjes, Luizi u shpreh se është një këngë që i kujton babain e tij të ndjerë, i cili e pëlqente atë.

    Por sot nuk ishte ajo këngë në sfond, ishte një tjetër dhe nuk dihet se pse këngëtari ka qarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!