×
  • Show Time
  • Show Time

    “Çfarë patëm t’i mori ajo tjetra”- Sara Hoxha reagon për herë të parë për videot virale të Ledri Vulës me Dafina Zeqirin

    Reporteri
    15 Korrik 2022 | 8:03

    Ledri Vula është prej vitesh tashmë një personazh i njohur dhe i përfolur në media, për punën e tij por edhe për jetën personale.

    Megjithëse tashmë ai është prej kohës në një lidhje me partneren e tij Sara Hoxhën, disa fansa vijojnë të kujtojnë një nga historitë e tij të mëparshme të dashurisë, atë me këngëtaren Dafina Zeqiri.

    Në rrjetet sociale, më së shumti në TikTok qarkullojnë shumë video, ku fansat krijojnë pamje të Ledri Vulës me ish të dashurën e tij, këngëtaren Dafina Zeqiri.

    Lidhja e tyre përfundoi vite më parë, por fansat e tyre vijojnë të rikujtojnë në TikTok momentet e tyre, madje ata lidhin edhe disa nga tekstet e këngëve me historinë e tyre.

    Së fundmi në rrjetin social po qarkullojnë disa krijime të fansave me këngën e re të Dafinës.

    “Krejt çfarë patëm t’i mori ajo tjetra

    Tani unë jam ajo e vjetra

    Nuk jemi unë dhe ajo të njëjta

    I don’i mind (Nuk më intereson) që u tërhoqa” – është fragmenti i këngës që po qarkullon në TikTok me pamjet e Dafinës dhe Ledrit, dhe më pas me pamjet e Ledrit dhe Sarës, siç shihet në videon më poshtë.

    Por si ndihet Sara Hoxha kur shikon këto video të saj me partnerin dhe ish të dashurën e tij?

    Ajo ka treguar edhe herë të tjera që nuk bëhet xheloze për partnerin e saj, i cili është shumë i njohur dhe i pëlqyer nga fanset, megjithatë kësaj here ajo ka vendosur të japë një përgjigje më ndryshe.

    Në një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram dikush e pyet: “Çfarë mendon për ato editimet që janë bërë në TikTok me këngën e re të Dafinës me ty dhe Ledrin?”

    “Super ide marketingu kushdo që e ka bërë i lumtë”- shkruan fillimisht Sara duke shtuar: “I mean it (E kam seriozisht)”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!