Këngëtarja e njohur Celine Dion ka anuluar pak kohë më parë koncertet e saj në Las vegas për shkak se nuk ishte mirë nga gjendja shëndetësore, por nuk ka dhënë shpjegime të tjera.
”Ekipi im dhe unë kemi punuar për shfaqjen tonë për tetë muajt e fundit dhe të mos jem në gjendje të këndoj këtë nëntor më trishton përtej shpjegimit. Më vjen veçanërisht keq për zhgënjimin e të gjithë fansave që bënë planet e tyre për të ardhur në Vegas. Tani më duhet të përqendrohem që të bëhem më mirë. Unë dua t’i kapërcej të gjitha këto sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh këngëtarja.
Por çfarë po ndodh me shëndetin e saj? Sipas revistës “Here” një i afërm i Celinë ka zbuluar se ajo ka dhimbje të mëdha në këmbë aq sa nuk çohet nga krevati:
“Ajo nuk mund të ngrihet më nga shtrati, të lëvizë apo të ecë. Ajo vuan nga dhimbjet në këmbë të cilat e paralizojnë. Ajo është shumë e dobët dhe ka humbur shumë peshë. Një sëmundje që mund të kërkojë një rikuperim të gjatë ‘përcakton burimi’. Nëse gjërat nuk përmirësohen, mund të jetë e nevojshme të ndalet për disa muaj, apo edhe një vit. Sepse simptomat e saj janë më shqetësuese sesa pritej.”