×
  • Show Time
  • Show Time

    Çfarë po ndodhë? Fshihen nga Youtube të gjitha këngët e Festivalit të RTSH-së

    Reporteri
    25 Dhjetor 2019 | 10:18

    Derisa akoma po komentohet rreth fituesit të Festivalit të RTSH-së, një tjetër zhvillim së fundmi ka tërhequr vëmendje.


    Fjala është për të gjitha këngët e këtij Festivali, të cilat janë larguar nga platforma YouTube dhe duket se i gjithë kanali i RTSH është suspenduar.

    Nuk janë zbuluar akoma arsyet apo personat që qëndrojnë prapa këtij veprimi, gjersa për detaje të reja do mësoni në vazhdim.

    Edicioni i 58-të i Festivalit të RTSH-së ngjalli polemika të shumta këto ditë, fillimisht për fituesin që përzgjodhën, pikët e jurisë shqiptare pasi siç është raportuar Elvana ishte një ndër favoritet për të fituar dhe kjo i zhgënjeu të gjithë.

    Ndërkohë, Arilena Ara u rendit në vendin e parë me 67 pikë, duke marrë të drejtën e përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovision.“Shaj” mban titullin kënga e saj që në “Eurovision 2020” është raportuar se do të këndojë në gjuhën angleze.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!